Juventusi është shfaqur shumë aktive në merkato menjëherë pas përfundimit të sezonit me bardhezinjtë që janë përqendruar në përforcimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm e cila mund të humbasë një element shumë të rëndësishëm si mbrojtësi, Matajs De Light.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” holandezi nuk është i bindur për të pranuar rinovimin e kontratës me “Zonjën” pas sezonin të fundit i cili u mbyll pa trofe. Interesimi nga klube si Barcelona, Çelsi dhe Liverpul kanë bërë që mbrojtësi të mendojë lidhur me të ardhmen e tij, e cila mund të jetë larg Italisë.
Një ofertë prej 70-80 milionë eurosh do të tërhiqte vëmendjen e Juventusit, me klubin që mund të ishte i gatshëm ta linte mbrojtësin të largohet nëse ai do ta shprehte hapur dëshirën për t’u larguar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al