Lideri i Çeçenisë pasi martoi 17-vjeçaren dy herë, apel burrave: Ndalojini gratë të përdorin WhatsApp-in

May 19, 2015 | 21:24
SHPËRNDAJE

Udhëheqësi i Çeçenisë u ka bërë thirrje burrave të ndalojnë gratë e tyre të përdorin aplikacionin WhatsApp, pas zemërimit të përhapur në shërbimin e mesazheve, për një martesë të kryer me detyrim të mbështetur prej tij.

Foto nga martesa qe bekoi lideri i Çeçenise

“Bllokojini, mos i lini t’i përdorin, atëherë ata nuk do të postojnë asgjë,” citohet të ketë thënë Ramzan Kadyrov.

Kadyrov mbështeti me heret martesën e shefit te policisë me një 17-vjeçare, edhe pse ajo ishte e martuar tashmë, në shkelje të dukshme të ligjeve ruse.

Mr Kadirov, një udhëheqës dhe aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin autoritar, ka ligjeruar në vitet e fundit rrëmbimin e nuseve dhe martesat ne moshe të hershme. Ai është menduar të jetë gjithashtu në favor të poligamisë.

Kryekomandanti i policisë çeçene, 47-vjeçari Nazhud Guchigov, mori për grua të dytë adoleshenten Kheda Goilabiyeva 17-vjeçare. Ai kishte kërcënuar me rrëmbim nëse martesa me të do t’i refuzohej.

Vajza, kur u pyet tri herë nëse donte të martohej me shefin e policisë, u detyrua të thotë: po. Për këtë martesë pëlqimin e dha edhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura