Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Jan 28, 2022 | 18:20
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se një motor është përplasur me një fuoristradë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është dërguar në spitalin e Lezhës.

Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura