Lëvizte në kryeqytet me kallashnikov, arrestohet 29-vjeçari

Apr 18, 2015 | 21:03
SHPËRNDAJE

Policia e kryeqytetit ka arrestuar sot shtetasin Sajmir Bregu, 29 vjeç, pasi u gjet me një armë kallashnikov. Burimet zyrtare bëjnë me dije se arrestimi u krye në zonën e Alliasit pas informacioneve në rrugë operative. 

arma e sekuestruar

Në momentin e ndalimit 29-vjeçari mbante një çantë në dorë brenda të cilës pas kontrollit iu gjet një armë Kallashnikov.

Po hetohen rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja e lëvizjes me armë të personit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura