Aleanca për Teatrin kërkesë kreut të PD-së, Basha për sistemin zgjedhor. Çfarë propozon kjo Aleancë

May 25, 2020 | 17:22
SHPËRNDAJE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me anë të një letre publike drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me sistemin e ri zgjedhor, thekson se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura.

aleanca

Sipas letrës së dërguar nga Kastriot Çipi, kjo, është e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Reagimi i plotë:

I nderuar z. Basha,
më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.

Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

 

 

1

2

3

4

5

6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura