Letër nga një qytet në “shtetrrethim”

Nov 27, 2015 | 12:13
SHPËRNDAJE

Bruksel – Ti e kupton se diçka po shkon shumë keq, kur merr telefonata nga miqtë dhe familja në Izrael, të cilët janë të shqetësuar mbi sigurinë tënde personale në kryeqytetin e Evropës. Tashmë ditët e gjata të bllokimit të plotë që përfshiu Brukselin, në përgjigje të frikës nga sulmet e shumta dhe të pashmangshme terroriste, janë sa siguruese po aq sa edhe shqetësuese. Siguruese, sepse më në fund, pasi qeveritë e mëparshme preferonin të mohonin, autoritetet po i marrin seriozisht armiqtë e shoqërisë së lirë.

brukeslii

Bastisjet e fundit të policisë, duhet të kenë nxitur shërbimet inteligjente, që të ndërmarrin hapa të tillë të jashtëzakonshëm, si dërgimin e personelit ushtarak për të patrulluar rrugët e qytetit dhe mbylljen e metrove, shkollave dhe muzeumeve, si dhe anulimin e të gjitha ngjarjeve kulturore.

Por këto masa, janë ndërkohë shqetësuese dhe të tërbojnë. Si është e mundur që kërcënimi islamik u lejua të acarohet dhe rritet në nivele të tilla, saqë ne tashmë nuk shohim asnjë alternativë, përveçse t’i kthejmë qytetet tona në qytete fantazëm?

* * *

“The Economist”, ka shkruar kohët e fundit se sulmet terroriste të Parisit po “testojnë reputacionin e kryeqytetit për ‘gëzimin e të jetës’. Dhe zgjidhja e tij, është të mos bëhet Tel Avivi buzë Senës”. Parisi, Brukseli dhe pjesa tjetër e Evropës duhet të jetë aq me fat – dhe jo vetëm për shkak të plazheve madhështore, ushqimit dhe kulturën që ‘Big Orange’ ka për të ofruar.

As kur u përball me valën më të tmerrshme të terrorizmit palestinez në fillim të viteve 2000, Tel Avivi, apo ndonjë qytet tjetër izraelit, nuk tentoi që të mbyllë jetën publike apo të shpallë gjendjen e emergjencës. Liderët e Evropës, shpesh të zënë me kritikat ndaj teknikave anti-terroriste izraelite, do të duhet të këshillohen pa humbur kohë me kolegët e tyre në Jeruzalem, për të mësuar më shumë mbi ato teknika. Ne duhet të mësojmë nga Izraeli në lidhje me elasticitetin publik, e cila i lejon shtetit hebre ta luftojë terrorin pa anuluar ndeshjet e futbollit, mbyllur qendrat tregtare dhe diskot – me pak fjalë, pa hequr dorë se “gëzimi i jetës”. Është folur shumë mbi rrethanat e veçanta, që e kanë bërë Brukselin dhe qarkut e tijveçanërisht të trazuar, Molenbekun, një strehë të sigurtë për xhihadistët. Por le të mos tallemi me veten.

E njëjta korrektesë politike e shtrembëruar, që lejoi krijimin e shoqërive paralele dhe përhapjen e islamit radikal në Belgjikë, mund të gjenden në të gjithë Evropën. Problemet mund të jenë më të theksuara këtu, por çdo qytet evropian me një komunitet të konsiderueshme myslimanësh përjeton sfida të ngjashme. Rreth 120 myslimanë janë larguar nga Goteborgu, qyteti i dytë më i madh i Suedisë, për t’iu bashkuar kasapëve në Siri. Po aq apo ndoshta më shumë myslimanë britanikë, luftojnë për ISIS-in. Ne kemi nevojë për një vlerësim të ndershëm të dimensioneve të vërteta të problemit, që për fat të keq nuk është i kufizuar vetëm tek mijëra myslimanë evropianë, të cilët i janë bashkuar ISIS-it dhe kërcënojnë sigurinë tonë pas kthimit të tyre – sado i frikshëm që është ky kërcënim.

Sfida jonë nuk është thjesht terrori, ISIS-i, apo “ekstremizmi i dhunshëm”, siç disa preferojnë ta turbullojnë problemin. Sfida është ideologjia që nxit këtë dhunë:Disa e quajnë atë Islamizmi, të tjerët islami radikal apo politik. Ata mijëra luftëtarë evropianë në Siri dhe Irak, nuk kanë dalë nga një vakum, por nga një grup shumë më i madh bashkëbesimtarësh, të cilët ndonëse në shumicë nuk do të përdornin vetë dhunën, të paktën ndajnë disa nga besimet e terroristëve.

Në një sondazh të BBC-së, pas vrasjeve në Charlie Hebdo dhe supermarketit në Paris në janar të këtij viti, 27 përqind e myslimanëve të anketuar thanë se kishin “simpati për motivet që qëndrojnë pas sulmeve të Parisit”. Shumica e vendeve të tjera të BE-së, nuk preferojnë të kryejnë sondazhe të tilla.

* * *

Një prej disa shkencëtarëve socialë, që përpiqet të përcaktojë sasinë sistematike të problemit, është profesor Rud Kopmans, drejtor i njësisë kërkimore për emigracionin, integrimin dhe transnacionalizimin në Qendrën e Shkencave Sociale në Berlin, dhe studimin e tij e bën leximin edhe më të zymtë.

Në një artikull të botuar vitin e kaluar, mbi një anketë në mesin e të krishterëve vendas dhe myslimanëve me prejardhje turke dhe marokene në Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Austri dhe Suedi, ai arriti në përfundimin se “fondamentalizmi fetar nuk është margjinal, në mesin e myslimanëve të Evropës Perëndimore”.

Rreth 75 përqind e të anketuarëve, mendojnë se “ekziston vetëm një interpretim i mundshëm i Kuranit, që është i detyrueshëm për çdo mysliman” dhe 65 përqind thonë “se rregullat fetare janë më të rëndësishme për ta, sesa ligjet e vendeve ku ata jetojnë”. Sipas Kopmans, myslimanët tregojnë gjithashtu nivele më të larta të “armiqësisë ndaj personave jashtë grupit”, siç e përkufizojnë sociologët atë, dhe kështu 57 përqind refuzojnë miq homoseksualë, 45 për qind nuk u besojnë hebrenjve dhe 54 përqind e shohim “Perëndimin si një armik që kërkon të shkatërrojë Islamin”. Kjo do të thotë se kundër-terrorizmi, nuk fillon dhe mbaron me gjurmimin e terroristëve. Ai fillon me ofrimin e një alternative të kundër me idetë e terroristëve.

Askush, qofshin myslimanë, të krishterë apo ateistë, nuk zgjohen paprimtas një ditë duke urryer hebrenjtë apo homoseksualët. Urrejtja është duke u mësuar dhe ne duhet një herë e mirë të tregojmë të gjithë tolerancë zero ndaj këtij fenomeni – pa marrë parasysh se kush predikon atë.

Kjo kërkon një qasje krejt të ndryshme në fusha të ndryshme të politikave, nga politika e jashtme, në arsim dhe polici. Është befasuese që 14 vite pasi 19 rrëmbyesit – 15 prej të cilëve nga Arabia Saudite – përplasën dy avionë tek Kullat Binjake në Nju Jork, marrëdhëniet e Perëndimit me mbretëritë e shteteve të Gjirit që kulvitojnë afërsisht të njëjtin mentalitet, nuk kanë ndryshuar. Ne nuk kemi bërë kurrë asgjë më shumë, sesa jemi interesuar më shumë tek shërbimet, sesa për shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Ne preferojnë si zakonisht biznesin, pavarësisht prerjes publike të kokave, aparteidit gjinor dhe shtypjes së të gjitha feve jo vahabite, femohuesve dhe ateistëve. Ky është njëri element, edhe pse, të heqësh dorë nga ndryshimi i Arabinë Saudite është dicka, dhe një çështje krejtësisht tjetër është të lejosh sauditët të vazhdojnë të përpiqen të na ndryshojëm, dhe helmojnë mendjet e evropianëve të rinj. Është e domosdoshme që ne të ndërprersim financimet e saudite dhe të tjera, për xhamitë dhe shkollat fetare radikale në Evropë.

Disa mund të druhen të ndërmarrin një hap të tillë, duke përmendur çështjet e lirisë fetare. Por ne duhet të kuptojmë, se duke filluar nga ky moment arsimi dhe sigurisht edukimi fetar, është një çështje e sigurisë kombëtare.

Njëkohësisht, ne nuk duhet të lejojmë kurrë një kompani të lidhur me Kremlinin, të marrë përsipër një kompani evropiane jetike për çështjet e mbrojtjes, dhe në vend se të kufizojmë rrjedhjen e lirë të kapitalit në interes të sigurisë kombëtare, ne s’mund të lejojmë më lëvizjen e lirë të kapitalit të huaj, për të marrë kontrollin e xhamive, shkollave dhe universiteteve tona. Ne duhet të kuptojmë se mendjet e ndikueshme të të rinjve të ditëve të sotme, janë një çështje e sigurisë kombëtare.

* * *

Për të mbrojtur shoqëritë tona të lira, ne duhet të pengojmë çdo ndërhyrje nga shoqëritë jo të lira në sistemet tona arsimore dhe fetare. Renditja vjetore e “Freedom House”, që i klasifikon vendet si të lirë, pjesërisht të lira ose jo të lira, mund të na shërbejë si njësi matëse për legjislacionin e ri.

Tani e tutje, vetëm vlerësimi ‘”vend i lirë” duhet të jetë i mjaftueshëm. Kjo gjithashtu do të thotë, që ne të mos e injorojmë indoktrinimin ekstremist të lagjen tonë jugore, për shkak të mos ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja dhe përtej mundësive të diplomacisë sonë, sidomos nëse këto vende marrin miliarda euro nga ndihmas jonë bujare. Qoftë Autoriteti Palestinez apo Egjipti, ne kemi nevojë të kërkojmë dhe japim menjëherë fund nxitjes së radikalizmit fetar në media, në shkollat e kontrolluara nga shteti dhe xhamitë.

Le të fillojmë duke u ndërprerë sinjalet satelitore këtyre stacioneve televizive në Lindjen e Mesme – dhe ka shumë të tilla – që përhapin teori konspiracioni anti-perëndimore, anti-semiteizmin dhe islamizmin radikal në shumë shtëpi, ashtu siç s’do të lejojmë kurrë transmetimet televizive vendase që përmbajnë materiale raciste. Predikuesit e huaj të urrejtjes, duhet të dëbohen sa më shpejt nga vendi, ndërsa të mbyllen shkollat dhe xhamitë që e tolerojnë një predikim të tillë. Efektivisht lufta kundër radikalizimit, do të thotë gjithashtu që ne të mos vazhdojmë me gjetjen e justifikimeve dhe arsyetimeve ndaj terrorit islamik.

Vetë ideja, se për shkak se Evropa nuk ka krijuar ende shoqërinë e përsosur dhe zhdukur të gjitha format e diskriminimit, ose për shkak të disa konflikteve të largëta, konflikte mes muslimanëve të rinj në qytetet tona, të kthehen në një farë mënyre në akte terrori, është thellësisht ofenduese dhe vetëshkatërruese.

Kjo është fyese për myslimanët, sepse i privon ata nga përgjegjësisë – në atë që është quajtur intolerance e butë e pritjeve të ulëta. Është fyese për Evropën, sepse pavarësisht nga papërsosmëritë tona, ne kemi krijuar shoqëritë më humanë dhe të begata që ka parë ndonjëherë historia, dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë miliona myslimanë erdhën në këtë kontinent, dhe pse ka ende shumë të tjerë që drejtohen për të ne, për t’u strehuar nga lufta dhe persekutimi. Është ndërkohë vetë-shkatërrim për shkak se minon përpjekjet tona, veçanërisht ato brenda komunitetit mysliman, për t’iu kundërvënë radikalizimit.

Deri kur të gjejmë Çëçillin tonë të brendshëm, dhe kuptojmë se kjo duhet të shndërrohet në “kohën më të mirë” për Evropën, gjendja e jashtëzakonshme rrezikon të bëhet një tipar i përhershëm i jetës së përditshme në zemër të kontinentit. Shënim: Daniel Schwammenthal është drejtor i Institutit Transatlantik AJC.

Nga Daniel Schwammenthal- Në shqip nga Bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura