Lëkundjet nga tërmeti, sizmologu i njohur mesazh qytetarëve: Duhet të mësoheni me pas-goditjet! Është mirë që ka…

Dec 1, 2019 | 10:35
SHPËRNDAJE

“Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”. 

rrapo-ormeni

Kështu deklaron sizmilogu Rrapo Ormeni. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Ormeni dha mesazhin e qartë për qytetarët, të cilët vijojnë të jenë të ‘mbërthyer’ nga paniku dhe kanë braktisur banesat e tyre.

Po ashtu ai tha se qytetarët e Tiranës nuk janë të rrezikuar, po ashtu edhe ato banesa që nuk kanë pasur asnjë “Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen.

“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pasi tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të jetë panikosja”, tha Ormeni.

/Balkanweb/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura