Lekë Pervizi, “Në rrathët e ferrit”

Feb 20, 2015 | 17:04
SHPËRNDAJE

Lekë Pervizi

Nga portretet e familjarëve, tek ato të bashkëvuajtësve në qeli e kampe pune. Si një prej të mbijetuarve të ferrit komunist, Lek Pervizi dëshmon për rrethin në të cilin ai vuajti për vite me radhë. “Në rrathët e ferrit”, kështu titullohet albumi i botuar nga ISKK, nën firmën e “piktorit të burgut”, Lekë Pervizi, i njohur gjithashtu edhe si shkrimtar, publicist e përkthyes.

Portrete, grafika e vizatime… Pjesa dërrmuese e personazheve nuk është më. Ata vijnë si jehonë e një të shkuare tragjike e çnjerëzore, falë mjeteve rrethanore që i fiksoi lapsi e thëngjilli i bashkëvuajtësit të tyre, Lekë Pervizit.

Albumi paraqet realitete të një Shqipë- rie fare pak të njohur, të një përditshmërie të dhimbshme, që e ndihmoi autorin të mbijetonte, falë atyre letrave të zverdhura që arritën të shpëtonin, së bashku me autorin e tyre, tashmë në moshën 86-vjeçare.

Përmes lapsit të tij vijnë portretet e Reshit Mulletit, Ernest Dostit, profesor Ali Cungut, Ylber Starovës, shkrimtarit Mitat Arianiti, doktor Nedim Kokona, oficer Valentin Pervizi, Viktor Dosti, Ibrahim Sokoli, filologu e përkthyesi prof. Guljem Deda, Pjetër Bardheci, dr. Sandër Sara, Loro Muzhani, dr. Ali Erebara, Latif Spahiu e Eshref Frashëri, Tomor Dine, deri te malësorët Llesh Dodë Gjini, Gjin Lleshi, Bajazit Kaloshi, mbesat e autorit Eva dhe Edi, nëna dhe portretet e Bebës, që më vonë do të jetë bashkëshortja e tij, deri te djemtë e piktorit Leonard, Dorian e Aurel Pervizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura