Legalizimi, 589 qytetarët që marrin lejen në Durrës

Mar 26, 2015 | 14:58
SHPËRNDAJE

Vendimi i qeverisë, ndahen 25 milionë lekë për pronarët e shpronësuar

Dega e ALUIZNI-t për qarkun e Durrësit ka publikuar listën me emrat e qytetarëve, që kanë gati lejen e legalizimit. Gazeta boton sot emrat e 589 familjarëve, që duhet të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë së Legalizimit për të tërhequr faturën që duhet të paguajnë për truallin e zënë. Përfituesit i takojnë zonës së Kënetës. Dje, qeveria ka miratuar vendimin për kompensimin e pronarëve të shpronësuar për efekt të procesit legalizues. Vlera e përgjithshme e kompensimit kap shifrën e 25 milionë lekëve. Lista emërore do të bëhet publike ditën e sotme. Referuar vendimit, përfituesit i takojnë qarkut të Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit.

Per te pare listen e plote te legalizimeve klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura