“Le të mos shtiremi, ta bëjmë reformën në drejtësi reale”/ Yuri Kim mesazh gjyqtarëve e prokurorëve: Nëse s’jeni të gatshëm të paguani kostot…

Jun 23, 2021 | 11:03
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta dhe të drejtpërdrejta për ata që punojnë në institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ambasadorja Kim tha se reforma në drejtësi duhet të ecë përpara për të mirën e shtetit shqiptar dhe sidomos të brezave të ardhshëm.

Diplomatja amerikane iu drejtua prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu thënë se roli i tyre në këtë moment për Shqipërinë është kritik dhe se ësht e kuptueshme edhe presioni që mund të kenë.

Ne po ecim përpara e po shikojmë hap as hapi, ndonjëherë hapat janë të vështirë të dhimbshëm të bllokuar por na duhet të lëvizim përpara.

SHBA janë të angazhuara për të pnuar me ju që reforma të ecë përpara.

S’duhet të druhemi ku jemi, të jemi të sinqertë e të guximshëm për të parë cfarë duhet të bëjmë më mirë, të gjejmë mënyrën si të vijojmë të ecim përpara.

Klasa e parë e hetuesve të Byrosë hetuese do përfundojë trajnimin së shpejti.
Ka dhe shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra e kjo është gjë e mirë.

Ne duhet të shohim që nëse jemi serioz për kapjen e momentit ku është Shqipëra, për reagimin ndaj kërkesave të popullit shqiprtar, për të pasur një Shqipëri më të mirë e të denjë si anëtare e BE më të sigurt e po aq të begatë sa cdo anëtare tjetër atëherë reforma duhet të vazhdojë.
Të ndalojmë së shtiruri e ta bëjmë reformën reale.

Dua te theksoj si KLD dhe KLP kane mjaft pune perpara por nuk jeni vetem.

Edhe ju jeni qenie njerezore e kuptojmë trysnine ndoshta jo aq mire sa ju por kuptojme rendesine e ecjes perpara te reformes ne drejtësi per te miren e ketij sheti

Ky eshte momenti. Keni rol kritik per institucionet e drejtesise e per te ardhmen.

Femijet e brezi i ardhshem i ka syte te ju.

Askush nuk mendon se kjo eshte e kollajte e di qe ka kosto vetjake e profesionale, por eshte kosto e sakrifice qe ia vlen se eshte ne te mire te tere shtetit shqiptar.

Nëse ju nuk paguani kostot, nëse s’jeni të gatshëm të jeni të guximshëm të paguani kostot, jo vetem ju por te tere ne, nëse nuk e bëjmë, brezat e ardhshëm do paguajnë kostot e nuk mendoj që kjo është gjëja e duhur për tu bërë në këtë shtet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura