Tronditet Shkodra/ Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar në një lokal pranë banesës së tij, autorët e qëllojnë me breshëri nga një makinë! (EMRI)

Apr 12, 2022 | 8:35
SHPËRNDAJE

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të marte. Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave në lagjen “Rus” në Shkodër.

Panorama.al mëson se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur 55-vjeçari Nazmi Bandula. Në momentin e ekzekutimit, ai ishte duke pirë kafe në një lokal pranë banesës së tij.

Viktimën e kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë dhe më pas autorët janë larguar.

Nga informacionet paraprake nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes teksa policia ka shkuar për të nisur hetimet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura