Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në zyrat e Hipotekës në Vlorë, kërkojnë dosjet për zonat bregdetare

Sep 24, 2021 | 10:19
SHPËRNDAJE

Prokurorët e SPAK-ut kanë “zbarkuar” mëngjesin e sotëm në zyrat e Hipotekës së qytetit të Vlorës. 

Prokurorët e SPAK-ut po kërkojnë dosje të zonave bregdetare në zyrat e Hipotekës. Korrespondenti i Panorama.al konfirmon se janë sekuestruar disa dosje dhe dokumente për llogari të hetimeve që janë në proces.

Po ashtu po verfikohet nëse prokurori i arrestuar në qytetin e Sarandës ka prona të regjistruara në Hipotekë.

Mësohet se lëvizja e SPAK-ut vjen në një kohë kur Klodian Troci lë detyrën dhe emërohet në vend të tij Reinard Meta.

Dhjetëra drejtorë janë larguar nga Hipoteka e Vlorës përgjatë viteve të fundit. Dorëheqjet dyshohet se lidhen me çështje pronësie në bregdetin e Jugut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura