EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia: Plagoset një 17-vjeçar, kjo është gjendja e tij (VIDEO)

Apr 10, 2024 | 19:39
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 prill) në fshatin Bërdicë të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Amarildo Gjergji, ndërsa autor i dyshuar, Gent Dushku.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura