Përplasje mes tifozëve dhe policisë pas ndeshjes Kastrioti -Elbasani, shoqërohet 30-vjeçari që gjuajti me bidon plastik efektivin

Mar 27, 2024 | 19:11
SHPËRNDAJE

Një punonjës policie është goditur me bidon plastik nga një tifoz pas ndeshjes Kastrioti – Elbasani në Krujë.

polciaaa

Efektivi ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të sigurisë në momentin që është sulmuar, ndërsa më pas ka i bërë thirrje 30-vjeçarit për të ndaluar me veprimet e tij, por ky i fundit ka vazhduar me fjalë fyese.

Pas kësaj policia ka ndërhyrë për ta shoqëruar, por ka hasur rezistencën e tifozëve të tjerë. Në të tilla kushte kanë ndërhyrë edhe shërbimet e tjera të policisë të cilat e kanë shoqëruar në komisariat 30-vjeçarin.

Njoftimi policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura