Masakra e Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj dhe 2 miqtë e tij, Prokuroria i kërkon ndihmë Sllovenisë! Një vit pas krimit, ngjarja ende e pazbardhur

Jul 16, 2023 | 21:54
SHPËRNDAJE

Prokuroria i ka kërkuar ndihmë Sllovenisë për zbardhjen e masakrës së Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. 

Mësohet se tre viktimat e 17 korrikut 2022 janë mbajtur në vëzhgim nga një makinë me targa sllovene. Ky automjet u identifikua përmes kamerave të sigurisë dhe dyshohet se personat në makinë kanë informuar autorët për çdo lëvizje të të rinjve.

Hetuesit i kanë kërkuar ndihmë Sllovenisë përmes një letërporosie, për të marrë sa më shumë të dhëna, se kujt i përket, nëse është automjet i vjedhur dhe a ka hyrë në Shqipëri në rrugë te ligjshme. Institucioni i akuzës nga ana tjetër po analizon qelizat e celularëve të disa personave të skeduar për krime të rënda, të cilët dyshohen se janë përfshirë në këtë ngjarje.

Masakra Fushë-Krujsë, ende pas një viti nuk ka asnjë autor. Pak javë pas vrasjen së të riut dhe dy miqve të tij tek mbikalimi i Fushë-Krujës u zhduk kushëriri i tij, Ervis Martnaj dhe ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.

Si ndodhi masakra 

Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata e Besmir Hoxha po udhëtonin me automjet kur ranë pre e breshërisë së plumbave.

Automjeti drejtohej nga Besmir Hoxha, ndërkohë në sediljen e parë ishte Brilant Martinaj, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit, ndërkohë që në sediljen e pasme ndodhej Diklen Vata.

Automjeti tip “Volswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë u godit nga një tjetër mjet që lëvizte paralel me ta.

Trupi i Diklen Vata u gjet jashtë automjetit, çka dëshmoi se ai kishte tentuar të largohej, por që nuk ka mundur t’ia dalë pasi atentatorët janë rikthyer dhe e kanë qëlluar sërish.

Ndërkohë automjeti ku udhëtonin viktimat u përfshi nga flakët dhe fillimisht për hetuesit ishte e vështirë identifikimi i tyre.

Pas ngjarjes së rëndë një automjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në fshatin Larushkë.

Brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura