Aksident në Fushë-Arrëz, dy të plagosur nisen me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Nov 25, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

spitali i traumesNjë aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë-Arrëz, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

“News 24” raporton se dy të plagosurit me inicialet  M.D., dhe LL.P. do të transportohen me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Mësohet një helikopter i ministrisë së Shëndetësisë është nisur drejt zonës së aksidentit, për të transportuar drejt spitalit të Traumës dy të plagosurit.

Në automjet po udhëtonin punonjës të IKMT në Shkodër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura