Aksident i trefishtë në autostradën Fushë Krujë-Milot, tre të plagosur

Nov 17, 2019 | 19:47
SHPËRNDAJE

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas “News 24”, në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz” dhe një automjet tip “Audi”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Për momentin nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të plagosur, të cilët janë nisur drejt spitalit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura