Lajmërim lidhur me zhvillimin e Asamblesë të Aksionarëve të Telekom Albania Sh.A

Mar 19, 2020 | 15:24
SHPËRNDAJE

Drejtuar: Qëndra e Regjistrimit të Aksioneve Sh.A. (QRA)
Lënda: “Lajmërim lidhur me zhvillimin e Asamblesë të Aksionarëve të Telekom Albania Sh.A”

I nderuar Zoteri,
Bazuar në kontratën e lidhur midis Institucionit që Ju drejtoni dhe Shoqerise Telekom Albania sh.a, do të donim t’ju informonim se Shoqeria Telekom Albania ka vendosur te
zhvilloje nje Asamble te Aksionarëve më datë 09.04.2020 në orën 11:00 pranë zyrave te shoqërise.

Rendi i ditës që do të diskutohet në këtë Asamble do të jetë si më poshtë:
1. Miratimi i Marreveshjes per ofrimin e Sherbimeve Manaxheriale dhe Teknike ndermjet ATI dhe TAL.
2. Te ndryshme.
SHËNIME PROCEDURIALE:
* Çdo Aksionar që dëshiron të marrë pjesë në Asamblenë e Aksionarëve mund të marrë pjesë personalisht ose me anë të një personi tjetër të caktuar me prokurë.
* Çdo aksionar ka të drejtë të marrë çdo informacion, në lidhje me pikat e propozuara të rendit të ditës nëpërmjet e-mailit, pas kërkesës me shkrim të drejtuar prane Zyra e Drejtorit
Ekzekutiv te Telekom Albania sha, me poste elektronike: [email protected].

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin,
Me respekt,
Emil Georgakiev
CEO i Telekom Albania
TELEKOM ALBANIA SH.A
Tel: +35542275300; Fax +35542275223; www.telekom.com.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura