Lajme të mira për sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadikun. Ditën e sotme, elbasanasi ka nisur nga stërvitja me ekipin e Malagas, teksa kishte pësuar një dëmtim së fundmi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është klubi i Malagas që përshëndet tifozët me një foto nga stërvitja e sotme, ku duket Sadiku që tashmë është rikthyer duke u stërvitur me grupin. Kujtojmë që Sadiku mungoi në grumbullimin e këtij muaji me Shqipërinë, duke humbur takimet me Andorrën e Francën, prej një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al