Lajm i mirë në Itali, Seria A gati të lejojë tifozët në stadiume

Jul 13, 2020 | 16:19
SHPËRNDAJE

Seria A beson se mund ti hapë stadiumet pjesërisht për tifozët përpara fundit të sezonit. 20 klubet e kampionatit italian u mblodhën në një asamble ku diskutuan mundësinë e lejimit të një numri të caktuar tifozësh në stadiume përpara përfundimit të sezonit.

seria c

“Një protokoll i detajuar do ti dërgohet në orët në vazhdim presidentit të federatës italiane të futbollit Grabiele Gravina. Seria A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumit për një numër të caktuar tifozësh në raundin e fundit të ndeshjeve”, lexohet në deklaratën e Serisë A.

Ky vendim erdhi edhe pas problemeve që rrjeti televiziv “Sky” po has në pagimin e të drejtave televizive të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura