Vrau bashkëfshatarin për të marrë gjakun e babait, gjykata e Lezhës jep vendimin për 17-vjeçarin

Jan 27, 2022 | 12:09
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Florian Përvathin, i cili tre ditë më parë vrau bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj. 

Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza  “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te Kodit Penal.

Gjatë kontrollit në banese atij ju gjet dhe nja armë gjahu, ndërsa prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest në burg”.

VRASJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të së hënës në fshatin Manati, ndërsa viktima është shtetasi Lek Lekgjonaj, banues në këtë fshat.

I moshuari u qëllua me pistoletë, sapo zbriti nga automjeti tip “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së vëllait të tij.

Katër plumba e prekën në organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori u prangos nga Policia disa minuta pas ngjarjes, si dhe u sekuestrua arma e krimit, një pistolete me mulli.

Autor është 17-vjeçari Florian Përvathi, banues në fshatin Manati dhe krimin ka deklaruar se e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë kur ishte vetëm 4 vjeç.

Referuar dinamikës së ngjarjes, bëhet me dije se adoleshenti e ka planifikuar mirë vrasjen.

 

RAPORTI

Referuar raportit të policisë, i cili tashmë i është përcjellë Prokurorisë, rezulton se 17-vjeçari Florian Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar te zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e në gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë dhe vrarë një person.

Menjëherë, blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu, të cilin e morën me vete kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aty gjetën të vdekur 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. Pasi Policia konstatoi çfarë kishte ndodhur, prangosen menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, aty ku po qëndrim tashmë që prej ditës së hënë.

EKSPERTIZA

Sipas raportit të ekspertizës mjekoligjore, 65-vjeçari ishte qëlluar me 6 plumba dhe njëra prej tyre ka qenë në kokë.

“Në kufomën e shtetasit Lek Lekgjonaj vërehen 6 vrima hyrjeje dhe 3 dalje. Është kryer autopsia dhe në pjesën e kafkës është gjendur një predhë e deformuar në dukje armë për të cilën është përpiluar vendimi i ekspertit balistik”, thuhet në raportin mjekoligjor. Gjithashtu, është përpiluar dhe vendimi i ekspertimit teknik balistik të armës dhe gëzhojave.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së Florianit është gjetur dhe një armë në dukje gjahu. 17-vjeçari Florian Përvathi ekzekutoi të hënën me armë zjarri fqinjin e tij Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i këtij i të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura