Vendimi për Adriatik Lallën, Policia i shkon në banesë për ta arrestuar, momenti kur uniformat blu mbërrijnë në shtëpi

Sep 22, 2021 | 20:31
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka shkuar sot në mbrëmje (22 shtator) për të zbatuar urdhrin e SPAK, me qëllim arrestimin Adriatik Llallës. Për ish-kryeprokurorin sot Gjykata e Apelit dhe vendimin e formës së prerë duke e dënuar atë me 2 vite burg.


Siç duket edhe nga fotoja, pranë banesës shihen forcat e policisë, por ish-kryeprokurori Llalla nuk ndodhet në shtëpi.

Pas procedurave, forcat e policisë u larguan nga banesa e Llallës, ndërkohë që mësohet se kërkimi për të do të vijojë në forma të tjera, deri tek shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Edhe më herët u raportua se Llalla mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë, dyshimet janë për në Turqi, por ende nuk dihet.

Adriatik Llalla u dënua  sot nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, duke lënie në fuqi vendimin e shkalles se parë.

Llalla u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu, ish-kryeprokurorit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në një prononcim për mediat avokati Sokol Hazizaj bëri me dije se Llalla ndodhet në regjim spitalor, ndërsa e konsideroi vendimin e dënimit si të padrejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura