Shtrohet në spitalin Infektiv deputeti i PS-së, rezultoi pozitiv me koronavirus

Aug 21, 2020 | 15:51
SHPËRNDAJE

Screen-Shot-2017-10-05-at-7.55.36-PM-1024x754

Koronavirusi prek një tjetër deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për deputetin socialist të qarkut të Vlorës, Edmond Leka.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për “Panorama”.

edmond

Mësohet se Leka ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është shtruar në spitalin Infektiv për të marrë ndihmë mjekësore, pas rëndimit të gjendjes.

Prej vitit 2016 Leka është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura