“Pësoi papritur infarkt”/ Viktima e tetë në Shqipëri nga koronavirusi, ministria: 66-vjeçari prej dy ditësh…

Mar 27, 2020 | 18:09
SHPËRNDAJE

Mjeket infektivi1-Covid=Koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht se një tjetër pacient i prekur me koronavisur ka humbur jetën në spitalin infektiv. Pacienti 66-vjeçar bëhet viktima e 8 në Shqipëri.

“Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë”, thekson Ministria.

“66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura