Rama ftesë kreut të PD: Lulzim Basha, është koha e bashkimit konkret. Unë jam gati

Nov 30, 2019 | 14:06
SHPËRNDAJE

edi-rama-1-1-733x450

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje partive opozitare dhe personalisht liderit të demokratëve Lulzim Bashës, që “të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete”.

Ne tre postime ne Twitter, shefi i qeverise shkruan:

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete?Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike?

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë?Unë jam gati!

 

thirrja rames

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura