FOTO/ Prokuroria i kërkon kryebashkiakut të PS-së shenjat e gishtave. Ja me kë është në kafe

Sep 18, 2019 | 12:02
SHPËRNDAJE

Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, dorëzimin e shenjave të gishtave, pas akuzave të Partisë Demokratike. 

babani-kafe

Kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Mesohet se nderkohe, i zgjedhuri i PS-se per Vaun e Dejes, ka deklaruar se i eshte pergjigjur thirrjes se organit te akuzes dhe ka depozituar shenjat e gishtave. Sipas tij, ne kete menyre, ia ka respektuar dhe zbatuar detyrimin ligjor.

babani1

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Nderkohe, sic mund ta shihni ne fotot e siguruara nga “Panorama”, sot, Babani ka qene ne kafe me perfaqesuesin ligjor te PS-se, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Eridjan Salianji.

Ne nje tryeze me ta eshte edhe Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Apelit Shkodër e shkarkuar nga KPK, pak kohe me pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura