Policia në aksion, 4 persona në pranga. Dalin detajet, dy prej tyre në kërkim ndërkombëtar, të tjerët…

Jul 11, 2020 | 13:55
SHPËRNDAJE

Kater persona jane arrestuar nga policia e Tiranes ne 24 oret e fundit. Dy prej te ndaluarve kane qene persona të shpallur në kërkim kombetar. policia tirane

Nderkohe qe dy te tjeret e arrestuar ne flagrance, akuzohen, 1 për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe 1 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

NJOFTIMI 
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

•Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura