Përplasen makinat në Laknas, dy të plagosur (Detajet që jep policia)

Sep 22, 2020 | 10:08
SHPËRNDAJE

Dy persona janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në kryqëzimin e Laknasit në Berxullë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm.

aksidenti korce2Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura