Përplasen 4 automjete në rrugën e Rinasit, 3 të plagosur në spital

Sep 5, 2018 | 11:04
SHPËRNDAJE

Nje aksident me tre te plagosur ka ndodhur paraditen e sotme ne rrugen e Rinasit. Policia e Tiranes ben me dije se ne aksident jane perfshire katër mjete.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

“Per pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Informacion Paraprak

Më datë 05.09.2018, rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”, janë përplasur katër mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura