Ngjarje e rëndë, humb jetën një 40-vjeçar, bie nga lartësia gjatë punës në një ndërtesë

Oct 22, 2019 | 16:17
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti që po rikonstruktohej.

Sipas uniformave blu, shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, ka rënë nga një objekt në rikonstruktim. Edhe pse është transportuar në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë..

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ambulance

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura