Nga taksisti me licencë falso te hajduti i portofolit, kush janë gjashtë të arrestuarit në Tiranë dhe pse akzohen

Sep 23, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës ndër një tjetër është shapllur në kërkim pas një aksioni zhvilluar orët e fundit. 

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në njoftimin për media bëhet e ditur se mes të arrestuarve është Xh. S., 59 vjeç. Ai është vënë në pranga pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.

Po ashtu të arrestuar të tjerë janë një 18-vjeçar që ishte kapur me disa doza kanabisi; një 30 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa është arrestuar një 43-vjeçar, pasi i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.

Gjithashtu ka edhe të arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i plote: 

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u konstatua duke hedhur në tokë 13 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 59 vjeç, sepse dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit M. Xh., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën “Xhoxh Ë Bush”, në afërsi të ushtarit të panjohur, i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. K., 55 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

-G. I., 45 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l.

Më datë 23.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. M., 22 vjeç, sepse në orën 00:40, pas Muzeut Kombëtar, së bashku me dy persona të tjerë , pas një konflikti të çastit, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Dibër, të cilit i kanë marrë edhe telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura