Kapshticë/ Nga sot lejohet kalimi i këmbësorëve nga Greqia në Shqipëri, ja çfarë u vendos për autobusët e taksitë

Dec 7, 2020 | 13:43
SHPËRNDAJE

Që prej ditës së sotme e në vazhdim nga ora 06:00 deri në 22:00 do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

kap

Ndërsa autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksit, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura