Në Infektiv 37 të shtruar, MSH jep detaje për gjendjen e pacientëve: 4 prej tyre…

Mar 21, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 76 persona, 6 prej të cilëve u raportuan sot si raste të reja, dalin detaje nga gjendja e pacientëve që ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi11

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se ne Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar.

“4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”- tha ajo.Harta e Shqiperise rastet e perkura me COVID-19 data 21 mars

Sipas saj, dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme.

Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura