Ndryshime në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ja emrat e dy nënkryetarëve të rinj

May 8, 2024 | 20:56
SHPËRNDAJE

Në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë bërë ndryshime. Luçiano Boçi u zëvendësua si nënkryetar i Grupit pasi la mandatin.

Grupi-PD-mbledhja-selia-PD-Rithemelimi-bardhi-Noka-Salianji-takimi-bashkimi-opozita (6)

Gazetari Osman Stafa mëson se në postin e nënkryetarit të Grupit është emëruar Ervin Salianji. Gjithashtu nënkryetare është emëruar dhe Albana Vokshi.

Nga detyra se sekretarit të Grupit është shkarkuar deputeti Arbi Agalliu. Në vend të tij është emëruar Elda Hoti.

Po ashtu, mësohet se dhe Oriola Pampuri është shkarkuar si zëdhënëse e Grupit. Në vend të saj është emëruar, Ina Zhupa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura