Ndërron jetë “Artisti i merituar” Fadil Hasa, aktori i qindra roleve në film dhe teatër

Jul 16, 2018 | 23:30
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i humorit dhe i estradës, Fadil Hasa, është ndarë sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Janë miqtë e tij, Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça, që kanë dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kolegut me të cilin kanë ndarë jo vetëm role në skenë, por edhe një pjesë të jetës së tyre.

Fadil Hasa për një periudhë të gjatë kohe vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot në mëngjes ai ndërroi jetë.

FADIL-HASA-3

Hasa do të mbahet mend gjatë në memorien e publikut dhe artdashësve, pasi ai ka sjellë në ekran dhe teatër qindra role.

Aktori i njohur Fadil Hasa ka marrë dhe shumë çmime dhe nderime për punën e gjatë të tij në film dhe teatër.

Ai mbante mbi supe çmimin “Artisti i Merituar” dhe është katër herë fitues i çmimit “Aktori më i mirë i humorit”.

Fadil Hasa ishte është një nga aktorët e shquar shqiptar. Ai ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Ai është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit, por edhe me role të shumë në kinematografi.

Homazhet do të bëhen nesër në orën 10.00 – 11.00, në teatrin e Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura