‘Ndalohen përfundimisht qeset plastike’- Rama mesazh industrive të prodhimit: Keni 9 muaj kohë, mos kërkoni asnjë lëshim nga kjo qeveri

Sep 16, 2021 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se duke nisur nga data 1 e muajit qershor të vitit 2022 do hyjë në fuqi ndalimi përfundimtar i qeseve plastike për konsum vetjak dhe famijlar në vendin tonë.

Kryeministri paralajmëroi industritë e prodhimit të qeseve plastike në vend që kanë 9 muaj afat që të adoptojnë linjën e prodhimit dhe të mos kërkojnë asnjë lëshim nga qeveria.

“Janë kthyer në makth. Shqiperia e pavarur nga qeset plastike do jetë me e gatshme për te fituar sfiden.

Prodhimi e futja e qeseve plastike sanksionohet me zero tolerancë.

S’jemi të parët që e bëjmë, por jemi të parët që duhet ta kishim bërë.

Do anulohen të gjitha lejet e licensat absurde për të grumbulluar mbetje të riciklueshme duke nxjerrë nga kazanët mbeturinat e duke ndotur ajrin e cdo komuniteti duke bërë pirgje lart e poshtë/

Mesazhi im për industrine që sot prodhon qeset plastike për përdorim me blerje pakice është mos kërkoni asnjë lëshim nga kjo qeveri. Keni 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimi. Dita e fëmijëve, 1 qershori do jetë dhe dita e clirimit të Shqiperise nga qeset plastike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura