Merr flakë një makinë në autostradë, brenda saj një femër. Policia jep detajet e para

May 27, 2020 | 17:28
SHPËRNDAJE

Një makinë ka marrë flakë në ecje në autostradë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Brenda saj ka qenë një shtetase e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2020, rreth orës 16:50, në autostradë, poshtë Q.T.U-së, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen K.I., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura