Me fishekë luftarakë e radio policie, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, me pistoletë kishte…

Oct 11, 2019 | 12:35
SHPËRNDAJE

71890342_2544451109174578_3840937743270019072_n

Kanos një shtetas, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën disa fishekë luftarakë e zhurmues dhe një radio si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, shtetasin N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarakë, shtatë fishekë zhurmues dhe një radio si ato të policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtjeshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura