Makina del nga rruga, humbet jetën në vend drejtuesi. Detajet e para

Dec 2, 2019 | 13:57
SHPËRNDAJE

Aksident me vdekje në fshatin Mashtërkor, Orosh te Mirditës.

Automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Pas informacionit paraprak ku viktima ishte ende e paidentifikuar, policia ben me dije ne nje tjeter njoftim se “drejtuesi i mjetit që ka humbur jetën eshte shtetasi A.M(Gj).,46 vjeç, banues në Orosh, Mirditë”.

ilustruese
ilustruese

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 , në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura