Lëkundje të forta tërmeti ndihen në Tiranë dhe në Durrës. Mësoni epiqendrën dhe magnitudën

Jan 28, 2020 | 21:20
SHPËRNDAJE

Një lëkundje tërmeti është regjistruar pak momente më parë, e cila është ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth.

termet

 

Paraprakisht tërmeti u tha se ka një magnitudë prej 5.4, ndërsa më vonë faqja evropiane e tërmeteve e uli këtë shifër në 5.0. Epiqendra u raportua në Hamallaj.

Tërmeti u regjistruar rreth orës 21:15 minuta.

21

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se sipas IGJEUM, tërmeti kishte një magnitudë prej 4.9 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq në Fushë Krujë.

“Goditja kryesore e orës 21.15 me magnitudë 4.9 i shkallës rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër ne fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit”, sqaron Ministria e Mbrojtjes.

Lëkundja është ndjerë në një sërë qytetesh të Shqipërisë.

Pas tërmetit të parë, u regjistrua edhe një lëkundje e dytë më e vogël prej 3.3, i regjistruar rreth orës 21:31 minuta.

Termneti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura