VIDEO/ Kush është 44-vjeçari me katër identitete që u arrestua nga policia, ja pse akuzohet

Oct 17, 2020 | 13:02
SHPËRNDAJE

fieri 4 identitete

Arrestohet nga Polica e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, një shtetas i dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar me 4 identitete. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë.

“Bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura