“Kryetari i bashkisë së Fierit do futet në burg”/ Presidenti Meta porosit kandidatët e LSI: Hiqni banderolat, kontaktoni me Gramoz Ruçin dhe…

Apr 21, 2021 | 12:12
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e konsideron si provokim incidentin në Fier, ku është hequr banderola e LSI. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti Meta i bën thirrje LSI që ti heqin banderolat derisa të përfundojë mitingu i PS dhe më pas ti vendosin vetë.

“Ftoj kandidaten e LSI për Fier Kejdi Mehmetaj dhe të gjitha kandidatet e tjerë të mos bien pre e këtij provokimi të bandës rilindase, të thellohen pak. Ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është edhe një provokim, Kejdi që ju gjoja të prishni mitingun që do bëjë rilindja me administratën në Fier. Këtë duhet ta kuptosh qartë. Nuk është kjo beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI.

Kryetari i bashkisë së Fierit do të shkojë në burg për shkelej shumë të rënda që ka bërë, jo thjesht për shkeljet e kodit zgjedhor.

Prandaj komuniko me zotin Ruci, meqë ai është me shumë përvojë në qarkun e Fierit. Në rast se vërtet banderolat shqetësojnë rilindjen hiqini banderolat dhe pastaj vendosini prapë  se nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri.

I di Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë dhe do ti gjykojë me një votë të jashtëzakonshme plebishitare.

Meqë unë Kejdi do iki në Vlorë dhe do kaloj nga Fieri më bëj dhe një nder dhe thuaji Rucit, jo vetëm i hoqëm ato banderola e LSI, por na ka thënë presidenti që t’i japë dhe ca postera të  kryerilindasit se do vetë vetë tja vë që të kënaqet ai dhe që të shtohet urrejtja për  këtë provokator të ndyrë që kërkon të prishë zgjedhjet.

Ndërkohë u bëni thirrje të gjithë grave dhe burrave të Fierit, të mprehin sfurqet, sëpatat dhe ti kenë gati për ditën e dielë dhe po u prek një votë e vetëm, sic bënë gratë trime të Libofshës në 1994, ashtu do bëjë gjithë Shqipëria me në krye Presidentin”, tha Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura