DETAJET/ Kapet autori i vrasjes makabre në Paskuqan, vendi ku u gjet

Jan 10, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

03053934-f9ed-453d-9eb6-3d1903c48a41

Policia e Tiranes vë në pranga disa orë pas krimit të rende autorin e vrasjes makabre ne Paskuqan, Erdet Çapoku.

Gazetarja e “Panorama” Etleva Delia ka konfirmuar nga burimet e policisë se ai u arrestua te karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet.

I riu ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan ku la të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku, pasi e kishte qëlluar me levë dhe masakruar me thikë.

Gazetarja e Panorama bën me dije se autori lëvizte me biçikletë dhe në pranga u vu nga sherbimet e komisariatit nr 4 ne kryeqytet, te mobilizuara menjehere pas ngjarjes se rende qe tronditi kryeqytetin mbremjen e djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura