Ish deputeti i PS u rrah nga nipat e Arben Ndokës: Më dolën me armë në mes të qytetit

Feb 22, 2017 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Agostin Marku ka treguar përmes një mesazhi që i ka dërguar emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 se çfarë ndodhi tre ditë më parë në Lezhë me nipat e Arben Ndokës.

agostin marku

Një ditë më parë në emision ishte ish kryeministri Berisha, i cili tha se Marku nuk e ka denoncuar rrahjen.

Por përmes këtij mesazhi Marku thotë se nuk ka qenë rrahje me shkelma dhe grushta, por i kanë dalë me armë.

“Më thanë se Sali Berisha dje në mbrëmje në studion Tuaj ka thënë se unë nuk mund të denoncoj incidentin. Më vjen keq por unë autorët i kam denoncuar në moment me emër e mbiemër por është policia e Saliut dhe Edit së bashku që nuk duan ti kapin dhe media në tërësi që ka frikë të thotë të vërtetën. Ato më kanë dalë para me armë në mesin e qytetit dhe bilës kanë gjuajtur dhe nuk janë thjeshtë grushta dhe shqelma apo zënkë e momentit siç e jep media. Faleminderit”, thuhet në mesazhin për redaksine e emisionit, të cilin e disponon edhe Panorama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura