Infektohet me Covid-19 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Nov 20, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është infektuar me Covid.

ardi-veliu

Mësohet se Ardi Veliu është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po merr mjekim në shtëpi.

Ndërkohë, deri në shërimin e Veliut në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv. Drejtori i Përgjithshëm, Albert Dervishi.

Kujtojmë se shumë punonjës policie në rang vendi janë infektuar me Covid që nga fillimi i pandemisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura