I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, ja argumentet

Jul 2, 2021 | 11:56
SHPËRNDAJE

Qerim Ismailaj, do të vazhdojë të jetë kryetari i Bashkisë së Mallakastrës. KQZ vendosi sot vazhdimin e mandatit të tij, pavarësisht se Prokuroria kishte zbuluar dënimin e tij me 3 vite burg në vitin 2000 nga një gjykatë greke.

Deklarata e Ilirjan Celibashit

Në këtë rast leximi i ligjit për dekriminalizimin e konstatimi i rasteve të përjashtimit nga KQZ, bëhet me syzet të themi e zyrës së prokurorit të Përgjithshëm. Pra ai na thotë cfarë vepre penale ka kryer e ne shikojmë nëse është vepër penale që e vendos apo jo në kushtet e ndalimit.

Leximi nëpërmjet syzeve të tij është edhe për rastin përjashtimor apo plotësues. Pra ne jemi duke lexuar një vendim, e thënë më qartë, në rastin e leximit të opinionit të zyrës së prokurorit të përgjithshëm, është njësoj suikur do lexonim vendimin e një autoriteti ligjor shqiptar.

Ky lexim na thotë që në këtë rast ka kryer veprën penale të rrahjes dhe kjo është dënuar, ose do duhet të ishte dënuar me gjobë. Pra në këtë rast në kushtet e këtij leximi për të cilin unë mendoj që Komisioneri s’mund të bëjë lexim tjetër tej kësaj, duke vlerësuar që po, kjo është vepra penale, por kjo ska rëndësi se nuk ka kuptim të flasim për masë dënimi kur shohim cfarë vepre penale ai ka kryer.

Në mënyrë të plotë jemi para leximit të një vendimi të supozuar të dhënë nga një autoritet juridiksional shqiptar, sipas të cilit ne lexojmë që subjekti është dënuar për një kondravajtje penale e masa e dënimit për këtë është maksimalisht me gjobë.

Nëse subjekti do kishte kërkuar procedurat e njohjes së këtij denimi në Shqipëri, ne do kishim vendimin e një gjykatë shqiptare, që ka njohur vendimin e gjykatës greke e në përfundim të procesit të njohjes ky person do ishte dënuar për veprën penale të rrahjes e maskimalisht me gjobë.

Bazuar në nenin 19, të Kodit Zgjedhor, vendos konstatimin se Qerim Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, Bashkia Fier, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138, vazhdimin e mandatit të zotit Qerim Ismailaj si kryetar bashkie.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në KAS brenda 3 ditësh. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Shpjegimi i avokatit

Përfaqësuesi ligjor shpjegoi sot ne seance se Qerim Ismailaj, në vitin 2000, është përfshirë në një konflikt nga i cili ka mbetur vetë i dëmtuar dhe si pasojë ai ka qenë për disa kohë edhe në gjendje kome.

Nga shpjegimet e dhëna ka qenë thjesht i përfshirë por s’ka dëmtuar askënd por është dëmtuar rëndë si pasojë e dhunës nga persona të tjerë e në gjendje kome ka vijuar mjekimin.

Veprat penale të parashikuara nga kodi penal i Greqisë mund të gjej zbatim vetëm në dispozitën e Kodit Penal të Shqipërisë, dispozitë që parashikon se rrahja e cdo vepër tjetër përbën kundravajtje penale e dënohet vetëm me gjobë.

Subjekti ka qenë në kushte shtrimi spitalor e është operuar në gjendje kome, nga ana e subjektit është shkaktuar dhunë e nuk është person që ka shkaktuar vepër penale.

avokati i qerim ismailaj

Subjekti është viktimë e veprës penale dhe jo autori i veprës. Subjekti s’ka marrë asnjë herë dijeni në raport me gjykimin që është ushtruar në mungesë, duke mos i dhënë mundësine e mbrojtjes ligjore. Dënimi i vetëm që mund të jepej nga gjykata shqiptare ëshrtë vetëm dënimi me gjobë.

Subjekti ka pasur hyrje dalje të shumta në shtetin grek e nuk është ndaluar për t’u përgjigjur për veprën penale që akuzohet se dhe vetë shteti grek në materialet që i ka sjellë prokurorisë thotë se s’ka pasur asnjë shkak për të ushtruar ndjekjen se dënimi është konsideruar në mungesë .

Subjekti ka të afërmit e vet në shtetin grek aq më teper në ishullin ku ka ndodhur kjo ngjarje, e në asnjë moment s’është ndaluar nëga autoritetet greke për tu vënë në dijeni apo për tu ekzekutaur ky vendim penal”, tha avokati.

LEXO EDHE

“E dhunuan, ra në koma”- Avokati i kryebashkiakut nxjerr ‘faktet’: Qerim Ismailaj mund të dënohet vetëm me gjobë. Ja si ndodhi ngjarja e vitit 2000 në Greqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura