Prej disa muajsh në qeli, mjeku palestinez vdes në burgun izraelit

May 4, 2024 | 9:05
SHPËRNDAJE

Një mjek palestinez ka vdekur në një burg izraelit pas më shumë se katër muajsh në paraburgim.

Adnan Al-Bursh

Mjeku Adnan Al-Bursh, 50 vjeç, ishte kreu i ortopedisë në spitalin al-Shifa.

Shërbimi i burgut izraelit konfirmoi se një deklaratë e publikuar më 19 prill në lidhje me një të burgosur që ishte ndaluar për arsye sigurie kombëtare dhe kishte vdekur në burgun Ofer ishte Dr Al-Bursh.

Nuk u dhanë detaje për shkakun e vdekjes dhe shërbimi i burgut tha se ngjarja po hetohet.

Por grupet palestineze të mbrojtjes së të burgosurve thanë në një deklaratë të përbashkët të enjten se vdekja e Dr Al-Bursh ishte një “vrasje” dhe trupi i tij ende është në paraburgimin izraelit.

Dr Al-Bursh ishte kreu i ortopedisë në objektin më të madh mjekësor të Gazës, spitalin al-Shifa, i cili është bastisur disa herë nga forcat e armatosura izraelite.

Ai ishte duke punuar përkohësisht në spitalin Al-Awada në veri të Gazës kur u ndalua nga forcat izraelite.

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha në një deklaratë se vdekja e Dr Al-Bursh do të thoshte se numri i përgjithshëm i bluzave të bardha që janë vrarë nga Izraeli që nga sulmi i 7 tetorit tani është 496.

Ai shtoi se 1,500 të tjerë ishin plagosur, ndërsa 309 ishin arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura