“E dhunuan, ra në koma”- Avokati i kryebashkiakut nxjerr ‘faktet’: Qerim Ismailaj mund të dënohet vetëm me gjobë. Ja si ndodhi ngjarja e vitit 2000 në Greqi

Jul 2, 2021 | 11:45
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i kryetarit të bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt, ka lexuar sot në mbledhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, faktet sipas të cilave tha ai tregojnë që subjekt i verifikimit, nuk ka qenë në dijeni të dënimit me 3 vite burg nga shteti grek dhe as ka qenë i ndaluar apo arrestuar edhe pse vitet e fundit ai ka pasur shumë hyrje -dalje në Greqi.

Përfaqësuesi ligjor i kryebashkiakut iu referua verifikimeve të sistemit TIMS, ku tha se Ismailaj “nuk figuron i ndaluar apo arrestuar nga autoritetet e huaja apo shqiptare për ndonjë vepër penale, nuk rezulton person i dëbuar nga territori i ndonjë shteti e s’ka asnjë urdhër dëbimi në ngarkim të tij. Policia e shtetit, ka konstatuar se nuk ka qenë i ndaluar apo arrestuar nga policia e shtetit”.

Sa i përket Greqisë, ai tha se është e provuar që “nuk figuron asnjë masë sigurimi personal në shtetin grek”.

Përfaqësuesi ligjor shpjegoi se Qerim Ismailaj, në vitin 2000, është përfshirë në një konflikt nga i cili ka mbetur vetë i dëmtuar dhe si pasojë ai ka qenë për disa kohë edhe në gjendje kome.

Nga shpjegimet e dhëna ka qenë thjesht i përfshirë por s’ka dëmtuar askënd por është dëmtuar rëndë si pasojë e dhunës nga persona të tjerë e në gjendje kome ka vijuar mjekimin.

Veprat penale të parashikuara nga kodi penal i Greqisë mund të gjej zbatim vetëm në dispozitën e Kodit Penal të Shqipërisë, dispozitë që parashikon se rrahja e cdo vepër tjetër përbën kundravajtje penale e dënohet vetëm me gjobë.

Subjekti ka qenë në kushte shtrimi spitalor e është operuar në gjendje kome, nga ana e subjektit është shkaktuar dhunë e nuk është person që ka shkaktuar vepër penale.

Subjekti ëshjtë viktimë e veprës penale dhe jo autori i veprës. Subjekti s’ka marrë asnjë herë dijeni në raport me gjykimin që është ushtruar në mungesë, duke mos i dhënë mundësine e mbrojtjes ligjore. Dënimi i vetëm që mund të jepej nga gjykata shqiptare ëshrtë vetëm dënimi me gjobë.

Subjekti ka pasur hyrje dalje të shumta në shtetin grek e nuk është ndaluar për t’u përgjigjur për veprën penale që akuzohet se dhe vetë shteti grek në materialet që i ka sjellë prokurorisë thotë se s’ka pasur asnjë shkak për të ushtruar ndjekjen se dënimi është konsideruar në mungesë .

Subjekti ka të afërmit e vet në shtetin grek aq më teper në ishullin ku ka ndodhur kjo ngjarje, e në asnjë moment s’është ndaluar nëga autoritetet greke për tu vënë në dijeni apo për tu ekzekutaur ky vendim penal”, tha avokati.

Pretendimeve se në vitin 1999-2000, Ismailaj ka qenë i arrestuar, përfaqësuesi ligjor tha se “është i pavërtetë dhe kjo provohet nga konkluzionet e prokurorisë se në këtë periudhë ishte mësues Histori-Gjeografie, paraqesim vërtetimin e sigurimeve shoqërore, ka qeë i punëusar nga shteti shqiptar”.

LEXO EDHE

Prokuroria: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Ja si i parashikon ligji shqiptar këto vepra penale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura