Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 12 i hotelit, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Tiranë. Kamerat filmuan…

Nov 16, 2019 | 15:27
SHPËRNDAJE

vdekja14

Një 34 vjecare i ka dhene fund jetes ne kushte te renduara psikologjike ne Tirane diten e djeshme, duke u hedhur nga kati i 12 i shkalleve te emergjences ne nje hotel.

Policia zbardhi ngjarjen nga kqyrja e pamjeve filmike ku dukej e reja qe i ka dhene fund jetes duke u vetehedhur nga lartesia.

Njoftimi i policisë Tiranë

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Trupi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura