EMRI/ Festoi Pashkët me shoqërinë, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë djali i biznesmenit. Policia jep detajet: Pranë trupit u gjet…

Apr 21, 2020 | 12:53
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Trupi i një 29-vjeçari, i cili kishte humbur kontaktet me familjes që prej dy ditësh  është gjetur i pajetë pranë fshatit Lefterhor, në Delvinë.

 policia 1

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se viktima është Enteo Isufaj, 29-vjeç, kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe është djali i pronarit të linjës Delvinë-Tiranë.

Viktima që punonte dhe si shofer dhe si fatorino tek firma e të atit ishte parë për herë të fundit me shoqërinë e tij ditën e diel, teksa kishte festuar Pashkët, por nuk ishte kthyer në banese.

Vetëm ditën e djeshme familja kishte shpallur zhdukjen e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku bëhet e ditur se pranë trupit të të riut është gjetur dhe një pistoletë, duke i çuar dyshimet e para drejt një vrasje ose vetëvrasje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura